Pershendetje,
Kam nisur proçedurat për legalizimin e shtëpisë (ndodhet në Fier), e cila është blerë nga stëgjyshja në vitin 1936. Në nentor te vitit qe shkoj janë bërë matjet e truallit. Si mund ta verifikoj se në çfarë faze është dosja tani që shërbimet janë online? Cili sherbim i e-albania me mundeson informacionin per te cilin interesohem? Ju faleminderit,
One Response
Përshëndetje,
Ju duhet të kryeni aplikim për informacion zyrtar mbi statusin e fazës së shqyrtimit të dosjes për legalizim, gjatë aplikimit duhet të ngarkoni kërkesë me shkim ku të keni specifikuar të dhënat e pasurisë, zonën kadastrale, llojin e pasurisë, numrin e saj, si dhe të ngarkoni faturën/ mandat pagesën e aplikimit të kryer, nga ASHK do të procedohet me kthim përgjigje në sektorin “dokumentat e mia”.
Bashkëlidhur linku për aplikim për informacion zyrtar te pasurisë:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477
Faleminderit!