Pershendetje!
Disponoj një godinë dykatëshe biznesi për të cilën kam aplikuar për një leje legalizimi per katin e dytë dhe shtesë anësore per katin e parë. Theksoj qe kati i parë ka qene godinë e viteve ’80, të cilin e kam prishur dhe rindërtuar nga e para. Momentalisht godina është dykatëshe. Leja e legalizimi del per te dyja katet apo duhen te tjera dokumente per t’u dorezuar? Godina është matur nga punonjësit e legalizimit disa herë. Kërkesa per legalizim është bërë në vitin 2015. Cfarë rruge duhet te ndjek per te perfunduar procesin e legalizimit per te gjithe godinen? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ne momentin qe keni aplikuar per legalizim keni paraqitur formularin ku keni deklaruar objektin informal dhe/ose shtesen per te cilat kerkoni legalizimin. Ky formular eshte shoqeruar nga planet perkatese te rilevimit per pasurite qe ju kerkoni qe t’ju regjistrohen. Nese kati i pare nuk eshte i regjistruar dhe ju kerkoni ta regjistroni, duhet te beni nje kerkese prane Agjencia Shteterore e Kadastres, per t’u legalizuar edhe kjo pjese. Nese ajo tashme eshte e regjistruar me siperfaqen reale, atehere nuk eshte nevoja te aplikoni per legalizim.