Legalizim Shtepie

Si mund te me ndihmoni per legalizimin e shtepise? Une banoj ne Gjermani dhe shtepia ime eshte ne Domje Tirane. Faleminderit,


Qytetari: E. K. Data: 15 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Legalizim Shtepie”

  1. Pershendetje!

    Nese e keni vete-delaruar ndertimin pa leje prane ish- ALUIZNI-t (sot ASHK-ja), atehere ju mund te paraqisni nje kerkese per informacion per t’u interesuar mbi statusin e aplikimit tuaj, si dhe pershpejtimin e procedurave per legalizimin e baneses. Kerkesen mund ta dergoni ne rruge postare, drejtuar Zyres Vendore te ASHK Tirane dhe per dijeni, Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se Tirane. Kerkeses duhet t’i bashkelidhni nje kopje te formularit te vete-deklarimit te baneses dhe nje kopje te leternjoftimit tuaj.
    Nese nuk merrni pergjigje per kerkesen tuaj brenda 10 diteve pune, atehere ju mund t’i drejtoheni me ankese Komisionerit per te Drejten e Informimit. Gjithashtu, nese konstatoni zvarritje te procesit nga ana e ASHK-se ne lidhje me kerkesen tuaj per legalizim banese, ju mund t’i drejtoheni me ankese edhe Institucionit te Avokatit te Popullit.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi per sa me siper, ju mund te telefononi per keshillim ligjor falas ne Nr. Jeshill 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:-14:00. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet