Legalizim prone

Pershendetje,

Ne vitin 1997 kam blere nje shtepi banimi ne emrin tim dhe disponoj aktin noterial qe jam pronar i kesaj banese. Banesa ka qene e vjeter, por ne vitin 2001 kam prishur shtepine e vjeter dhe kam ndertuar nje te re. Ne vitin 2010 kam nisur procesin e legalizimit dhe ne tani ne vitin 2021 doli leja e legalizimit nga ALUIZNI. Leja e legalizimit ishte ne emer te babait tim.

Kur pyes me thone qe aplikimi per leje legalizimi behet nga kryefamiljari, se ne gjendjen civile une me prinderit jemi bashke, ndersa 2 vellezerit dhe 2 motrat jane te ndare.
Ne jemi 5 femije dhe 2 prinderit, tani babai do qe t’i kaloj pronen time edhe femijeve te tjere. Kjo prone eshte e imja dhe eshte bere me investimin vetem nga ana ime.

Pyetja ime eshte, a eshte e mundur qe prona ime t’i legalizohet babait ne rrethanat e mesiperme, kur pronar i prones jam une? Dhe nese ketu eshte bere gabim nga punonjesit e zyres, si duhet te veproj une ne kete rast per te bere korrigjimet perkatese? Kujt duhet t’i drejtohem per problemin qe kam dhe te marr nje sqarim?

Ju faleminderit !


Qytetari: P. h. Data: 22 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Legalizim prone”

  1. Pershendetje. Aplikimi per legalizim nenshkruhet nga personi i cili e ka ndertuar objektin informal dhe nuk ka rregull qe nenshkruhet nga kryefamiljari. Nese aplikimi eshte bere nga ana e babait tuaj, ne kuptim te ligjit te vitit 2006, ai konsiderohet se eshte ndertuesi i objektit informal dhe pasuria regjsitrohet ne emer te tij dhe eshte ne bashkepronesi te tij dhe te bashkeshortes se tij. Ligji i vitit 2006, mbi te cilin filloi procedura e legalizimit te ndertimeve informale shprehet se: “Pronar i ndërtimit pa leje” është personi fizik ose juridik, që ka kryer vetë ose ka qenë investitor i ndërtimit pa leje dhe vërteton se e posedon ose e disponon lirisht atë dhe parcelën ndërtimore, pavarësisht nga fakti se pronësia mbi to është e paregjistruar në emër të tij në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP).
    I vetmi rast kur babai mund te aplikonte, ne vendin tuaj, eshte nese ju ne momentin e aplikimit do te ishit i mitur, pra nen 18 vjec.
    Ju keni pasur te drejte qe gjate procesit te legalizimit te kerkonit qe legalizimi te behej ne emrin tuaj, duke paraqitur dokumentet e nevojshme qe e vertetonin ndertimin e baneses nga ana juaj dhe posedimin e saj prej jush. Aktualisht, kjo mund te behet vetem me ane te gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet