Legalizim ndertimi pa leje ne prone private te te treteve

Pershendetje,

Nje ndertese pa leje ka zene rreth 50% te siperfaqes se prones time truall, per te cilen jam pajisur me certifikate pronesie. ALUIZNI vijon me procedurat e legalizimit duke mos konsideruar konfliktin e pronesise. Si duhet e veproj ne kete rast? Faleminderit


Qytetari: A. B. Data: 14 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Legalizim ndertimi pa leje ne prone private te te treteve”

  1. 1

    Përshendetje,

    Në bazë të nenit 24 të Ligjit Nr. 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise” përcaktohen kompesimet e pronarëve joposedues si më poshtë:
    1. Për pronarët joposedues, pasuritë e të cilëve janë zënë nga parcelat e ndërtimeve të legalizuara, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim, vlerën e kompensimit financiar për sipërfaqet takuese.
    2. Llogaritja e vlerës së kompensimit bëhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, për llojin e pasurisë “truall”. Mënyra e shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit, që krijohet nga kalimi i pronësisë së parcelave ndërtimore, si dhe kriteret e procedurat e zbatueshme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
    3. Kur mbi truallin e parcelës ndërtimore në pronësi të pronarit joposedues rëndon hipotekë, procedurat e legalizimit dhe të miratimit të masës dhe vlerës së kompensimit financiar nuk pengohen. Kreditori hipotekar ka të drejtë garancie mbi shumën e kompensimit financiar, e cila pasqyrohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. ASHK-ja vendos në një llogari bankare të posaçme shumën e kompensimit financiar, e cila nuk vihet në dispozicion të subjektit përfitues pa miratimin apo marrëveshjen e kreditorit. I njëjti rregull zbatohet edhe për të drejtat e tjera reale të të tretëve mbi parcelën ndërtimore.
    Pra, ligji nuk pengon procedurat e legalizimit, por parashikon kompesimin financiar per ju si pronar i truallit.

    Ne rast se per token private ne pronesine tuaj, dokumentet e miratuara të planifikimit të territorit parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero, atehere ndertimet pa leje, sipërfaqja e bazës së të cilave shtrihet plotësisht mbi tokë private të të tretëve, nuk legalizohen. Neni 29 i Ligjit 20/2020 percakton trajtim te vecante per nje rast te tille.

    Per me shume informacion mund te konsultoheni me ligjin 20/2020 (botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 70, date 22.04.2020) ose ne linkun http://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/03/05/20

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet