Legalizim i paligjshem

Pershendetje!

Ne fillim te dhjetorit fare rastesisht marrim vesh qe na kane dale emrat ne gazete per kompensim pas nje legalizimi ne truallin ne pronesine tone. Behet fjale per ndertim pa leje per te cilen kishim bere padi dhe kishte dale vendim i formes se prere (ne Apel) per shembje ketu e shume vite. Nuk e kishim zbatuar sepse shkelesit e prones kercenonin me jete. Sipas legjislacionit, legalizmi eshte komplet i paligjshem, sepse behet fjale per zone ne te cilen lejohen ndertime mbi 7 kate. Aq me teper, te gjitha institucionet perkatese (ZRPP, Bashkia, Keshilli i Qarkut, ALUIZNI) ishin njoftuar per vendimin e gjykates, njoftime per te cilat disponojme dhe numra protokolli. Gjithmone sipas ligjit beme ankim te Agjensia Shteterore e Kadastres, si dhe tek Keshilli i Minsitrave. Pergjigja qe na erdhi nga Agjensia ishte nje karikature, ne te cilen nuk pergjigjeshin fare theblit, dmth si ka mundesi te jete bere legalizimi ne nje zone ne te cilen nuk lejohet, por na informonin qe nuk rezulton asnje njoftim/ankese nga ana jone (per te cilat disponojme sic e thashe me siper nr.protokolli, sikur legalizmi apo jo varet nga venia ne dijeni nga ana jone per vendimin e gjykates dhe jo nga ligji ne fuqi…..). Gjithashtu nga pergjigja eshte e qarte qe Keshilli i Ministrave ka derguar tek Agjensia Sh. e Kadastres ankimin tone drejtuar K.M. dhe pergjigja e Kadastres perfshin te dyja ankimet.

Per sa me siper, do doja t’ju pyes:
– Ndaj (kunder) cilit/cileve institucioni/eve do beje padine?
– Ndaj (kunder) cilit.cileve institucioni/eve mund te bej kallezim penal dhe sa eshte afati (nga momenti qe mora dijeni per aktin e paligjshem) per kete kallezim?
Meqe jetoj jashte shtetit dhe eshte e pamundur te vije ne Shqiperi ne kete situate, a ka ndonje mundesi apo lehtesim nga ana e shtetit shqiptar qe te pakten denoncimi/kallezimi penal te behet ne menyre elektronike? Ndryshe ka rrezik te humbas afatin ligjor per ta bere, edhe prokura do doje kohe dhe procedura ne konsullaten shqiptare.
Ju falenderoj.


Qytetari: A. Q. Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Legalizim i paligjshem”

  1. 1

    Pershendetje. Ju keni te drejte t’i drejtoheni me kerkese padi me objekt shfuqizimin e akteve administrative: Lejes se Legalizimit dhe VKM-se per shpronesimin (pikes perkatese qe trajton rastin tuaj). Ne cilesine e te paditurit do te therrisni Agjencine Shteterore te Kadastres, drejtorine rajonale vendore e cila ka shtrirjen territoriale perkatese dhe Keshillin e Ministrave. Duhet te kini parasysh qe padine ta paraqisni brenda 45 diteve nga momenti i pergjigjes se ASHK per ankimin.
    Lidhur me kallezimin, kalimi i disa muajve nuk perben problem per afatin, sa vepra e shperdorimit te detyres (apo edhe falsifikimit) e kane afatin disa vjecar.
    Duke qene se ju jeni jashte vendit, mund te beni nje prokure per nje avokat ne Shqiperi, te cilit t’i jepni te drejten t’ju perfaqesoje ligjerisht.
    Per momentin as kallezimi dhe as kerkese padia nuk mund te paraqiten elektronikisht.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet