Larguar nga puna. Interesohem per pagen e luftes

Pershendetje,

Ne radhe te pare uroj te dalim sa me pare nga kjo situate dhe te dalim sa me mire. Doja te dija per pagen e luftes. Une kam punuar ne nje fasoneri ne qytetin e Vlores, por qe ne daten 12 mars na hoqen nga puna dhe akoma jemi pa pune. Nderkohe fasoneria punon. Interesohem te di nese mund ta perfitoje une pagen e luftes dhe ku duhet te drejtohem te pyes?  Ju lutem na jepni nje shpjegim se jemi pa asnje te ardhur.  Jemi burr e grua pa pune. Faleminderit


Qytetari: E. L. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Larguar nga puna. Interesohem per pagen e luftes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve.
    Aplikimin per perfitimin e kesaj ndihme e ben punedhenesi (ish-punedhenesi juaj). Ju duhet te komunikoni me zyren e finances se biznesit ku keni punuar, per te bere aplikimin per llogarine tuaj.

    Ne rast se keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Punes, brenda 60 diteve nga data e shkeputjes se marredhenies se punes, duke dorezuar kërkesën me shkrim dhe dokumentacionin perkates. Perfitojne pagese papunesie personat te cilet nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet