Largime nga puna ne kohe fatkeqesie natyrore

Per shkak te ristrukturimit te Drejtorise se Hetimit Tatimor me larguan nga puna. Krahas shkeljeve qe ishin kryekeput kunder ligjit ne vendimin e largimit une tashme kam ngel pa pune. A mund te largohesh nga puna per suprimim te vendit te punes dhe ate ta ze dikush tjeter? Mund te behen largime nga puna ne kohe fatkeqesie natyrore?

Faleminderit,


Qytetari: F. R. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Largime nga puna ne kohe fatkeqesie natyrore”

  1. Pershendetje,

    Ne kerkesen tuaj per informacion ligjor keni parashtruar dy pyetje:
    A mund te largohesh nga puna per suprimim te vendit te punes dhe ate ta ze dikush tjeter?
    Ne parim kjo nuk duhet te ndodhi. Sic ju e keni shpjeguar, nga ana e institucionit eshte perdorur ristrukturimi per t’ju larguar nga puna. Ne cdo rast vendimin perfundimtar nese largimi nga puna eshte bere per shkak se ekzistonin shkaqe te justifikuara mund ta marre vetem gjykata.

    Mund te behen largime nga puna ne kohe fatkeqesie natyrore?
    Kodi i Punes, apo aktet e tjera ligjore apo nenligjore te miratuara gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, nuk parashikojne asnje klauzole per ndalimin dhe/ose pezullimin e zgjidhjes se kontratave te punes, sigurisht ne perputhje me dispozitat perkatese per proceduren, periudhen e njoftimit, vjetersine, etj.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet