Largim nga puna/Prishje kontrate pune

Pershendetje,

Sinqerisht, ju pergezoj per nismen.

Kompania ku une punoj po tenton te na imponohet me ulje te pagave. Une gjykoj se kompania pavaresisht renies se te ardhurave nuk eshte ne piken ku i duhet te ule pagat per te vijuar aktivitetin. Me kete qellim, kompania po tenton te me uli pagen me thuajse 50% nepermjet nje Amendimi te Kontrates. Sigurisht qe une nuk kam pranuar ta nenshkruaj kete dokument.
Ky amendim, presupozohet te reduktoje “de jure” oret e punes ne kontrate, si dhe i referohet Nenit 129 te kodit te punes (pika 3) dhe eshte i vlefshem per kohezgjatjen e gjendjes se pandemise.

Pavaresisht formes qe kompania zgjedh, doja te dija nese nisur nga gjendja e jashtezakonshme, kompania ka te drejte te shkele procedurat e parashikuara nga Kodi Punes per largimin nga puna (Neni 129 pika 3)?
Nese kompania vendos te me largoje nga puna pa zbatuar afatin e njoftimit, cilat jane te drejtat e mia?
Nese kompania vendos te me largoje nga puna duke respektuar afatin e njoftimit, cilat jane perfitimet?
Une punoj prej 4.5 vitesh ne te njejten kompani dhe pagen e kam te gjithen te deklaruar.

Faleminderit


Qytetari: T. P. Data: 17 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Largim nga puna/Prishje kontrate pune”

  1. Pershendetje,

    Krahas keshillave te dhena nga koleget e tjere ne lidhje me rastin tuaj, ne vleresimin e marredhenies tuaj me punedhenesin, mbani ne konsiderate edhe (mos)perfitimet e mundshme nga ana e biznesit ku punoni nga paketat e ndihmes financiare te dhena nga qeveria.

    Nese do ju nevojitet ndihme ligjore ne vijim mund te na mbani ne kontakt, pasi ceshtje te tilla kerkojne kujdes te shtuar, kjo edhe per shkak te mungeses se praktikave ligjore ne lidhje me rastet e perfundimit te marredhenieve te punes ne kushtet rastit fatore, forces madhore.

    Faleminderit

  2. Pershendetje.
    Kontrata e punes eshte nje marredhenie juridike me dy pale dhe si e tille ne asnje rast nuk mund te ndryshohet pa vullnetin e te dyja paleve. Nese ju nuk doni te ndryshoni kontraten, per me teper kur kushtet tuaja perkeqesohen, mos e firmosni. Pamundesia per t’i dhene pune punemarresit per shkaqet e forces madhore e parashikuar nga neni 129/3 i Kodit te Punes eshte e zbatueshme ne kete rast. Por kjo zgjat vetem derisa te jete situata dhe pa ndryshuar kontraten e punes. Kjo dispozite ne asnje rast nuk nenkupton largimin nga puna, por vetem pezullim te perkohshem.
    Nese ju largoheni nga puna, shoqeria duhet te respektoje proceduren e zgjidhjes se kontrates. Nese nuk e ben, keni te drejten e demshperblimit per 2 muaj page.
    Perpara se te zgjidhet kontrata ju duhet te njoftoheni ne perputhje me afatet e parashikuara nga K.Punes, qe per rastin tuaj eshte 2 muaj.
    Duke qene se ju keni me shume se tre vjet i punesuar, ju takon dhe shperblimi i vjetersise, qe eshte ne rastin tuaj, 2 paga. (1/2 page per cdo vit te plote pune).
    Kur shoqeria nuk respekton sa me siper dhe ju i drejtoheni gjykates, gjykata vendos qe punedhenesi t’ju shperbleje edhe disa paga te tjera (maksimumi ne ligj eshte nje vit, sipas vleresimit te gjykates), krahas atyre qe tashme ju takojne nga sa me siper.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet