Largim nga puna per shkak te pandemise

Pershendetje,

Kompania ne te cilen punoja me komunikoi largimin nga puna me justifikimin se nuk mund te me paguaje me per shkak te veshtiresive financiare ne kushtet e situates me COVID-19. Kam 7 muaj pune ne ate kompani dhe ata pretendojne se afati i paralajmerimit per largim nga puna (1 muaj) eshte brenda afatit te perfundimit te gjendjes se jashtezakonshme te shpallur nga qeveria.

Per rrjedhoje marredhenia e punes nderpritet, une nuk duhet te paraqitem me ne pune sepse kompania nuk mund te me ngarkoje me pune ne kete periudhe, edhe pse nuk eshte permbushur afati i paralajmerimit. Gjithashtu as nuk do te demshperblehem per kete shkeputje te menjehehershme ne terma kohor qe nga koha e komunikimit te vendimit.

A eshte e ligjshme kjo gje dhe a duhet te procedoj ne menyre ligjore? Faleminderit paraprakisht


Qytetari: I. M. Data: 22 May , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Largim nga puna per shkak te pandemise”

  1. 1

    Pershendetje,

    Per shkak te situates nga COVID-19, punedhenesi mund t’ju pezullonte nga puna derisa te kalonte kjo situate dhe mund te aplikonte qe ju te perfitonit ndihme financiare ne kuader te paketave te ndihmes te miratuara nga shteti.

    Ne rast se punedhenesi ju largon nga puna, pra nderpret marredhenien e punes, eshte i detyruar te respektoje te gjitha dispozitat e Kodit te Punes, lidhur me periudhen e njoftimit, proceduren perkatese te zgjidhjes se kontrates, si dhe pagesen per lejen vjetore te pakryer.
    Ne baze te nenit 144 te Kodit te Punes, punedhenesi duhet te respektoje proceduren e zgjidhjes se kontrates se punes. Per kete ai duhet t’ju therrase ne nje takim zyrtar, ku te bisedohen, shqyrtohen shkaqet e nderprerjes se kesaj marredhenie pune dhe te bisedohet edhe mundesia shtyrjes se afatit te nderprerjes se kesaj marredhenie. Ne kushtet kur nuk respektohet kjo procedure, punemarresit i takojme 2 muaj page, ky demshperblim eshte i pavarur nga demshperblimi qe i takon punemarresit nga respektimi ose jo i afatit te njoftimit.
    Duke qene se marredhenia e punes ka zgjatur 7 muaj, afati i njoftimit ne rastin tuaj eshte 1 muaj. Kodi i Punes e parashikon afatin e njoftimit si periudhe pune qe duhet paguar normalisht edhe ne kushtet kur punemarresi nuk ngarkohet me pune.

    Ne rast te mosrespektimit te percaktimeve te mesiperme ligjore, punemarresi mund t’i drejtohet gjykates per kerkimin e demshperblimeve perkatese. Duhet te keni kujdes, afati per t’iu drejtuar gjykates me padi eshte brenda 180 diteve nga perfundimi i marredhenies se punes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet