Largim nga puna me mase disiplinore

Pershendetje,

A kane te drejte kompanite private te na pushojne nga puna per shkak te disa diteve mungesa ne pune, kur ne fillim na u komunikua qe ardhja ne pune nuk ishte e detyrueshme dhe me vone u moren masa disiplinore? Me kane komunikuar se duan te shkepusin marredheniet e punes, pasi i kam akuzuar per diskriminim.  Kjo mase eshte marr vec per mua ne ate periudhe kohe dhe jam subjekt sulmi per shkak se jam pjese e nje sindikate punetoresh. A eshte e drejte kjo? Cfare me sugjeroni? Si duhet te veproj? Faleminderit,


Qytetari: G. M. Data: 2 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Largim nga puna me mase disiplinore”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me mungesat ne pune, duke marr parasysh parimin e pergjithshem te bazuar ne ligj, mungesat ne pune duhet te jene te justifikuara sipas shkakut (shendetesor apo shkaqe te tjera) te provuara me dokumentacion. Nga ana tjeter, nese punedhenesi ju ka njoftuar me shkrim se pjesemarrja ne pune nuk eshte e detyrueshme apo me cdo lloj menyre tjeter qe mund te provohet ligjerisht, atehere punedhenesi nuk ka te drejte te ndermarre mase disiplinore.

    Per nje vleresim me te detajuar, mund te na vini ne dispozicion nje kopje te kontrates se punes, duke e ngarkuar ne hapesiren e dedikuar ne platformen “juristionline.al”

    Faleminderit,

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Kontrata e punës me kohëzgjatje të pacaktuar mund të zgjidhet nga punëdhënësi duke respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës dhe afatin e njoftimit. Në përfundim të afatit të njoftimit përfundon kontrata e punës.

    Punëdhënësi që nuk respekton procedurën, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme.
    Afatet e njoftimit varen nga kohezgjatja e marredhenies se punes:
    1. Per marredheniet e punes deri ne 6 muaj, afati eshte 2 jave;
    2. Per marredheniet e punes nga 6 muaj – 2 vjet, afati eshte 1 muaj;
    3. Per marredheniet e punes 2-5 vjet, afati eshte 2 muaj;
    4. Per marredheniet e punes mbi 5 vjet, afati eshte 3 muaj.
    Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

    Punëdhënësi, në çdo kohë, mund të zgjidhe menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara. Që do të thotë se marrëdhënia e punës ndërpritet menjëherë, pa u respektuar afatet e njoftimit të përmendura më lart. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
    Punëmarrësi i pushuar nga puna në mënyrë të menjëhershme e të justifikuar humbet të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, por ruan të drejtën e shpërblimit për pushimet e pamarra.

    Në rastin e zgjidhjes së pajustifikuar të kontratës së punës (pra para afatit te mbarimit te kontratës apo pa respektuar afatin e njoftimit dhe pa motiv justifikues), punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë. Ne rastet e zgjidhjes se menjëhershme te pajustifikuar gjykata duke vlerësuar te gjitha rrethanat mund te vendos një dëmshpërblim deri ne nje vit page , e cila i shtohet edhe pagës që punemarresi duhet të marre gjatë afatit të njoftimit.

    Nje nder rastet e zgjidhjes se kontratës nga punëdhënësi pa shkaqe të arsyeshme eshte kur bëhet për motive të anëtarësimit ose jo të punëmarrësit në një sindikatë të krijuar sipas ligjit. Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.
    Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit.
    Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet