Largim nga puna

Pershendetje,

Me kane pushuar nga puna ne nje institucion publik qe prej 3 muajsh. Marredhenia e punes bazohej tek Kodi i Punes. Doja t’ju pyesja nese mundem qe nepermjet padise civile te kerkoj rikthimin ne pune? Faleminderit,


Qytetari: n. b. Data: 12 January , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Largim nga puna”

  1. 1

    Pershendetje. Nese marredhenia e punes rregullohej nga Kodi i Punes, ju nuk keni te drejte te kerkoni me vendim gjyqesor rikthimin ne vendin e punes. Marredhenia e punes, eshte nje marredhenie qe rregullohet nga e drejta private dhe si e tille i nenshtrohet lirise kontraktore te paleve. Nisur nga kjo, nuk mundet gjykata me vendim te detyroje palet te rilidhin nje kontrate pune, tashme te zgjidhur, pavaresisht se me vullnet vetem te njeres prej paleve. Ajo qe ju keni te drejte, brenda gjashte muajve nga zgjidhja e njeanshme e kontrates se punes, nese kjo ka qene ne kundershtim me dispozitat e ligjit lidhur me proceduren, periudhen e njoftimit, apo shperblimin per vjetersi, mund te kerkoni ne gjykate shperblimin e demit te ardhur nga zgjidhja e kontrates ne kundershtim me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet