Largim nga puna

Pershendetje,

Rreth dy muaj me pare me kane larguar nga puna ne nje institucion publik, zgjidhje e menjehershme e kontrates per shkaqe te justifikuara. Nga ana tjeter eshte bere nje kallzim penal ne prokurori, por zyrtarisht nuk jam njoftuar dhe nuk jam vene ne dijeni. Dua te di nese ekziston mundesia e rikthimit ne pune dhe si mund ta kerkoj kete te drejte? Sa kohe i duhet prokurorise per te vendosur nese do hetohet ceshtja apo jo? Dhe sa varem une prej vendimit te prokurorise? Faleminderit,


Qytetari: n. b. Data: 9 December , 2020, Kategoria: Marredhenie pune, Penale.

One response to “Largim nga puna”

  1. Pershendetje,

    Ne te gjitha rastet, nese ju vleresoni se zgjdhja e maredhenies se punes ka qene e menjehershme pa shkaqe te justifkuara, ju mund t’i drejtoheni gjykates brenda 180 diteve per te konstatuar kete fakt dhe per te perfituar demshperblimet perkatese.
    Te drejten per t’u rikthyer perseri ne vendin e punes e kane vetem punonjesit e administrates shteterore me statusin e nenpunesit civil, nese kjo vleresohet nga gjykata. Nese kontrata juaj e punes rregullohej nga Kodi i Punes dhe jo nga Ligji Nr. 152/2013 “Per nenpunesin civil”, atehere ju mund te perfitoni demshperbimet perkatese per mosrespektim te afatit, procedures, etj, por jo rikthimin perseri ne vendin e punes.
    Ne lidhje me kallezimin penal, nese eshte kryer nga punedhenesi suaj dhe ka te te beje me shkakun e nderprerjes se maredhenies se punes ne menyre te menjehershme, atehere vleresoj se gjykata civile nuk mund te shprehet pa perfunduar procesi penal (ose hetimet nga prokuroria). Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet