Pershendetje,
Ne vitin 2010 kam filluar pune ne nje ndermarrje. Me vone ne vitin 2018 nepermjet nje procedure tenderi, po ne kete nderrmarje, jam shpallur fitues i sherbimit taksi per mjekun e ndermarrjes. Sipas fteses per oferte, mjekun e ndermarrjes duhej ta dergoja ne destinacionet perkatese. Kontraten e kam deri ne 2023 me page 60.000 mije leke. Para dy dite me njoftuan qe mjeku i ndermarrjes eshte larguar nga puna dhe tani do paguhem vetem ne baze te sherbimeve qe do ofroje, jo me me pagen 60.000 leke. Ju lutem, a mund t’i drejtohem Gjykates per zgjidhjen e ketij problemi, pasi une kam nje kontrate me kompanine deri ne 2023? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj kuptohet se ju keni nje Kontrate Pune te rregulluar nga Kodi i Punes, per te cilen paguheni me page dhe njekohesisht nje Kontrate Sherbimi per ofrimin e sherbimit taksi per mjekun e ndermarrjes. Per te patur nje ide me te qarte mbi orientim ligjor qe mund te merrni nga ana jone, eshte shume e rendesishme te njihemi me kushtet e kontrates se sherbimit. Do ishte mire te na dergoni te dhenat ose kopje te skanuara te ketyre kontratave ne emailin info@juristionline.al.
Faleminderit