Largim nga puna

Pershendetje! Punoj ne nje kompani private. Kam punuar rreth nje vit dhe me pas u largova me leje lindje. Para perfundimit te lejes me lajmerojne qe nuk mund te rikthehem ne pune per shkak se jane bere shkurtime te stafit per shkak te covid. Me nisin njoftimin qe do zhvillohet nje takim qe te diskutonim por ky takim nuk u zhvillua. Tani jam ne periudhen e njoftimit dhe jam aktivizuar ne pune me orar te plote. Cfare do ndodhe kur te mbaroje afati i njoftimit? Cfare duhet te perfitoj? Po lejen vjetore kam te drejte ta perfitoj?
Dhe vlen apo jo arsyeja e largimit nga puna per shkak te covid? Punemarresi me ka propozuar te punoj 2-3 muaj sa te gjej nje pune tjeter vetem me page baze, gje qe me duket shume e padrejte pasi une nuk pajtohem me arsyen e largimit nga puna. Cfare me keshilloni ju lutem? Ju faleminderit!


Qytetari: E. L. Data: 4 September , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Largim nga puna”

  1. 2

    Pershendetje. Kontrata e punes nuk mund te zgjidhet gjate kohes qe punemarresi eshte me leje lindje. Procedura per zgjidhjen e kontrates duhet te respektohet ne menyre shume te sakte, duke perfshire diskutimet dhe me pas njoftimin per zgjidhjen e kontrates. Nese kjo procedure nuk respektohet ju keni te drejten qe te kerkoni shperblim me dy muaj page, ne gjykate.
    Ju keni te drejten e lejes vjetore. Periudha qe keni qene me leje lindje, njihet si periudhe pune dhe duhet te llogaritet nga punedhenesi kur llogarit lejen vjetore perkatese, pra eshte njesoj si te kishit qene rregullisht ne pune. Nese ju keni punuar prane ketij punedhenesi per me shume se 3 vite, keni te drejten ne momentin e zgjidhjes se kontrates se punes te perfitoni nje shperblim te barabarete me gjysem page per cdo vit pune (pra nese keni punuar 4 vite, ju takojne dy muaj).
    Gjate periudhes se njoftimit, punedhenesi ka detyrimin qe t’ju jape leje te paguar te pakten 20 ore ne jave. Pra ju do te perfitoni page te plote, sa e keni pasur gjate kohes se punes normale, por do te punoni 20 ore me pak, me qellim qe te keni mundesi te gjeni nje pune tjeter.
    Angazhimi per nje periudhe disa mujore me page me te ulet mund te behet vetem nese ju bini dakord, por eshte nje shkelje e te drejtave tuaja si punemarres.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet