Largim nga puna

Pershendetje,

Punoja ne nje fasoneri Rrobaqepsi dhe nga data 10 mars e deri tani jemi pa pune dhe nuk na japin asnje shpjegim. Sot u interesova serish dhe me thone qe kemi hapur vetem nje brigade dhe juve nuk jeni e perfshire.  A eshte e drejte kjo kur une kam nenshkruar nje kontrate pune dhe kam 13 vite pune aty?

Faleminderit,


Qytetari: B. B. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Largim nga puna”

  1. Pershendetje

    Gjate kohes se fatkeqesise natyrore, e cila ligjerisht zgjat deri ne date 23 qershor, punedhenesi ka te drejte qe pa zgjidhur kontraten e punes, te mos i ofroje pune punemarresit, sic ka ndodhur ne rastin tuaj.
    Nese kjo situate vazhdon edhe pas situates se fatkeqesise natyrore, apo juve ju zgjidhet kontrate e punes ne menyre te njeanshme, kini parasysh qe ju takojne disa te drejta ne perputhje me Kodin e Punes. Duhet te respektohet procedura, ne te kundert keni te drejte te perfitoni dy muaj page. Duhet te respektohet periudha e njoftimit qe ne rastin tuaj eshte 3 muaj, pra gjate kesaj periudhe ju ose do vazhdoni pune, ose do te paguheni pa punuar. Gjate periudhes se njoftimit, pra gjate tre muajve, ju keni te drejte te perfitoni per cdo jave 20 ore pune te paguara, me qellim qe te kerkoni nje pune. Gjithashtu keni te drejten e shperblimit per vjetersi, qe ne rastin tuaj eshte 6 paga e gjysem.
    Nese keto me siper nuk ju jepen nga punedhenesi, i kerkoni ne gjykate dhe nderkohe kerkoni edhe demshperblim shtese qe varion nga 1-12 muaj.
    Ne rast te pushimeve kolektive, atehere rregullat jane pak me ndryshe, por gjithsesi ato negociohen me punemarresit paraprakisht.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet