Largimi nga puna pa me njoftuar paraprakisht

Pershendetje,

Doja t’ju beja nje pyetje. Jam punesuar ne tetor 2019 ne nje servis ne Tirane. Me 17 Mars, kur sapo kishte filluar karantinimi, pronari me lajmeroi qe do te me pushonte nga puna duke mos me dhene nje lajmerim perpara. Doja te dija nese zgjidhja e kontrates eshte bere sipas ligjit? Mesa di une duhet te kisha marre nje lajmerim 1 muaj para. Po ndonje ndihme nga shteti a mund te perfitoje duke qene se largimi nga puna u be ne periudhe pandemie?

Pres pergjigjen tuaj,
Faleminderit!


Qytetari: L. V. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Largimi nga puna pa me njoftuar paraprakisht”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Referuar Kodit te Punes se Republikes se Shqiperise, nese punedhenesi do te zgjidhi kontraten e punes duhet te njoftoje punemarresin. Ky afat varion ne varesi te kohezgjatjes se marredhenies se punes, nese kjo marredhenie eshte deri ne 6 muaj, afati eshte 2 jave. Per afatet nga 6 muaj – 2 vjet eshte 1 muaj. Ne rastin Tuaj shikoni afatin kur eshte lidhur kontrata e punes, sepse jeni midis afatit te pare dhe te dyte.

    Perderisa largimi Juaj nga puna eshte bere brenda periudhes nga data e hyrjes ne fuqi te urdhrave te Ministrise se Shendetsise deri me dt. 10 prill, atehere vleresoj se keni te drejte te perfitoni ndihme financiare sipas paketes nr. 2, miratuar me VKM, 305, date 16.04.2020.

    Linku ku mund te konsultoheni me kushtet e perfitimit te ndihmes financiare dhe menyren e aplikimi: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Ne rastin tuaj, punedhenesi duhet t’ju kishte njoftuar nje muaj perpara dhe te kishte respektuar proceduren per zgjidhjen e kontrates: t’ju kishte njoftuar, te ishin zhvilluar bisedimet dhe me pas nese nuk kishte mundesi per te vijuar kontraten, t’ju njoftonte zgjidhjen e kontrates.
    Duke qene se kontrata juaj eshte zgjidhur gjate periudhes se COVID-19, Ju keni te drejte te aplikoni per ndihmen financiare nga shteti. Aplikimi per llogarine tuaj behet nga ish punedhenesi juaj dhe jo nga ju personalisht.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet