Kushtet qe duhet te permbush per denoncimin e nje pale

Kam patur rreth nje jave me pare nje futje te emailit tim te punes ne llogarine time te celularit google account dhe fshirjen e nje albumi fotografik. Dua te bej denoncimin ne Polici per kete fakt edhe pse me kane ndodhur te tjera nderhyrje ne llogarite e mija personale facebook dhe paypal .
Ne polici me thone qe duhet te kontaktoj paraparkisht me administratorin e emailit te punes perpara se te bej denoncimin. A jam e detyruar te komunikoj me administratorin e punes paraprakisht, apo mund te kerkoj kallezimin edhe pa folur me te? Falemnderit dhe gjithe te mirat.


Qytetari: E. B. Data: 30 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kushtet qe duhet te permbush per denoncimin e nje pale”

  1. Pershendetje,

    Llogarite (e-mailet) te cilat jane hapur ne emrin tuaj ne subjektin ku ju punoni administrohen nga nje person i autorizuar (IT) per llogari te subjektit. Ne lidhje me cdo pretendim tuajin duhet te kontaktoni me personin pergjegjes si dhe te kerkoni shpjegimet e nevojshme.
    Nese ju pretendoni se ju eshte cenuar e drejta juaj e privatesise, atehere mund t’i drejtoheni Policise/Prokurorise me kallezim. Ju keshilloj qe komunikimin ta realizoni ne forme shkresore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet