Pershendetje,
Kam 11 vite i sigurruar qe para viteve 90 dhe me pas i siguruar nga viti ’94 deri ne 2008. Viti i fundit i sigurimeve eshte 2018 dhe nje vit me pas kam bere pauze. Ne vitin 2020 kam filluar procedurat per KEMP? A i plotesoje kushtet ligjore per perftitimin e pensionit te invaliditetit? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje!
Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percakton se:
1. Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë:
a) për çdo veprimtari ekonomike;
b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.
2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.
Per me shume informacion mund t’i referoheni faqes zyrtare te Institut te Sigurimeve Shoqerore ne linkun: http://www.issh.gov.al/?page_id=57
Faleminderit