Si te detyroj firmen e ndërtimit të mbylle proçedurat e marra përsipër?

Përshëndetje,

Une quhem KV. Kemi angazhuar një firmë ndërtimi, me kontratë dhe prokure të posaçme (shiko kontratën bashkengjitur).  Problemet me këtë firmë jane të shumta, një nga këto është nxjerrja e lejes së përdorimit që nuk po na e nxjerr.

Pyetje:  Cilën rruge duhet të ndjekim që firma të bëj detyrën që ka marr përsipër sipas kontrates? Dhe çfare duhet të bëj, se i kam bëre kërkesë per informacion dhe dokumentacion drejtuar Bashkisë Durrës me këtë temë, por më sorrollasin me përgjigje të paqarta?

Faleminderit,


Qytetari: K. V. Data: 29 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te detyroj firmen e ndërtimit të mbylle proçedurat e marra përsipër?”

  1. 1

    Pershendetje. Kerkesen per informacion Bashkise Durres, duhet t’ia drejtoni koordinatorit per te drejten e informimit prane kesaj bashkie, ne adresen: Adresa: Lagjia Nr.1, Sheshi” LIRIA”, DURRES, ose ne adresen elektronike: vilma.hyseni@durres.gov.al.
    Lidhur me permbushjen e detyrimeve kontraktore nga ana e shoqerise rezulton se ju nuk keni parashikuar nje afat per miratimin e lejes se ndertimit, por vetem per realizimin e ndertimit, i cili fillon nga momenti i miratimit te lejes se ndertimit.
    Pavaresisht, referuar dispozitave te Kodit Civil, kur detyrimi eshte pa afat, ju keni te drejte te kerkoni permbushjen e tij ne cdo kohe dhe pas kalimit te 15 diteve keni te drejte, qe te kerkoni zgjidhjen e kontrates, nese nuk permbushet detyrimi.
    Nese ju vendosni te ndiqni kete rruge, pervec njoftimit per zgjidhje kontrate, do t’ju duhet qe zgjidhjen e kontrates ta kerkoni edhe nepermjet gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet