Kur mund te kerkosh lirimin me kusht?

Pershendetje,

Doja te informohesha kur mund te kerkoj lirimin me kusht per nje denim 5 vite, dhe a perfiton nje i verber? Faleminderit


Qytetari: E. P. Data: 25 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kur mund te kerkosh lirimin me kusht?”

  1. Pershendetje!
    Ne baze te nenit 64 te Kodit Penal, i dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur, jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim. Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet