Kur me pastrohet deshmia e penalitetit?

Përshendetje ! Jam denuar nga Gjykata e Krimeve të Renda me 4 vjet dhe 8 muaj heqje lirie për veprën penale te trafikut ndërkombëtar të mbetur në tentativë. Jam kapur në 26.6.2012 dhe gjithsej kam kryer 3 vjet e dy muaj dënim pas për t;u liruar në date 28.8.2015. Sipas ligjit, pas sa kohësh mundet ta marr dëshminë time te penalitetit të pastër dhe si më duhet të veproj? Faleminderit


Qytetari: L. (. Data: 27 November , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Kur me pastrohet deshmia e penalitetit?”

  1. 1

    Pershendetje,
    Referuar nenit 69 te Kodit Penal, ju do te konsideroheni i padenuar (rehabilituar), nese jeni dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk keni kryer vepër tjetër penale. Me kalimin e ketij afati, deshmia juaj e penalitetit del “e paster”. Sidoqofte, ne rastet kur ju duhet te kryeni vetdeklarime te vecanta ne lidhje me “denimin tuaj”, pavaresisht se gjendja juaj gjyqesore eshte rehabilituar, jeni te detyruar te vetedeklaroni te dhenat ne lidhje me kete denim. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet