Pershendetje , uroj te jeni mire .
Ju lutem kam nje pyetje : jam denuar me vendim perfundimtar ne maj 2019 per vepren penale sipas nenit 283 te kodit penal . per shkak te gjykimit te shkurtuar dhe qendrimit ne arrest shp 1 vit , nga 5 vjet qe ishte denimi final jam
denuar me 2 vjet sherbim prove .
Doja te dija duke qene se ne deshmine penale figuron akoma i denuar edhe ose kane kaluar 4 vjet nga dhenia e denimit perfundimtar , kur fshihet denimi nga deshmia penale qe te dali i padenuar ? ne te njejten kohe cilen procedure duhet te ndjek qe te hiqet denimi nga deshmia? flm per pergjigjen
One Response
Përshëndetje,
Personi i dënuar quhet i rehabilituar pasi plotësohen kushtet e parashikuar në nenin 69 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas nenit 69 te Kodit Penal quhen të padënuar:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.
Nëse kanë kaluar afatet e sipercituara deshmia e penalitetit do të dali e pastër në raste te tjera duhet te prisni kalimin e afatit 5 vjeçar për te dal me statusin i padënuar, por gjithmonë llogaritja fillon nga dita e vuajtjes së dënimit dhe nuk është kryer vepër tjetër penale. Gjithashtu në ç’do kohe mund te aplikoni për certifikate te gjendjes gjyqesore (deshmi penaliteti), në portalin e-Albania, për tu informuar mbi gjendjen gjyqesore.
Aplikimi per certifikaten e gjendjes gjyqesore (deshmia e penalitetit) mund te behet prane portalit e-albania ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583.
Ju faleminderit!