Kuptimi i nenit 377 te K.Civil – Caktimi i trashegimtarit

Pershendetje,

Kam nevoje te me ndihmoni me interpretimin e nenit 377 te Kodit Civil, ku percaktohet se: “trashegimlenesi qe nuk le te paslindur ose te paralindur ose vellezer e motra, ka te drejte te disponoje me testament pasurine e vet, ne favor cfo personi fizik ose juridik”.

A do te thote kjo qe neqoftese trashgimlenesi ka lene te paslindur madhor dhe nuk i perfshin ne testament, por perfshin persona te tjere juridik ose fizik qe nuk jane familjare, testamenti eshte i pavlefshem? Faleminderit


Qytetari: E. A. Data: 4 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kuptimi i nenit 377 te K.Civil – Caktimi i trashegimtarit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Testamenti eshte nje veprim juridik i njeanshem, i kryer nga trashegimlenesi, me anen e te cilit, ky disponon pasurine e tij pas vdekjes. Duke analizuar dispozitat e vecanta te Kodit Civil, ne lidhje me testamentin, verehet se vullneti i testatorit nuk eshte plotesisht i lire, por ai “kufizohet” nga keto dispozita sic eshte neni 377. Ne kuptim te nenit 377, trashegimlenesi mund te disponoje me testament pasurine e tij, ne favor te cdo personi tjeter, vetem kur nuk le te paslindur apo te paralindur, si dhe vellezer dhe motra. Vullneti i testatorit eshte i limituar dhe ai mund te disponoje vetem brenda rrethit te trashegimtareve ligjore.
    Sipas percaktimit ne nenin 406 te Kodit Civil, Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është në kundërshtim me nenet 377 e 384 të këtij Kodi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet