Kundershtimi i veprimeve permbarimore

Vendimi i Gjykates ka caktuar takimin e femijes njehere ne muaj me babain. Babai i femijes nis ekzekutimin e detyrueshem pa qene nevoja dhe shpenzimet prej 312 mije lek i ngarkon nenes. Behet kundershtim i veprimeve permarimore ne Gjykate dhe permbaruesi se bashku me babain paraqiten me avokat duke mbushur faturat prej 960 mije lek per te dy. A ka te drejte qe babai se bashku me permbaruesin te kene te njejtin avokat dhe te dy te mbushin fature me qellim per te renduar nenen?


Qytetari: L. P. Data: 15 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kundershtimi i veprimeve permbarimore”

  1. Pershendetje,

    Se pari, ju sqarojme se nese nuk eshte bere ekzekutimi vullnetar i vendimit te gjykates, babai femijes ka pasur te drejten te kerkoje ekzekutim te detyrueshem te vendimit.
    Se dyti, avokati nuk mund te perfaqesoje interesat e te dy paleve si te babait te femijes, po ashtu edhe te permbaruesit. Ju mund te kerkoni ndryshimin e avokatit te pales tjeter, si dhe te beni ankim per avokatin ne Dhomen Kombetare te Avokatise.
    Gjithashtu duhet te dini qe avokati tjeter qe do zgjidhet nga palet, mund te kerkoje te njejten fature, me shume ose me pak sepse avokati eshte profesion i lire dhe e vendos vete tarifen e sherbimit te tij.
    Nese ju vertetoni qe keni qene ne kushtet kur ju keni ekzekutuar vullnetarisht vendimin, mund te kerkoni qe shpenzimet gjyqesore, perfshire ketu dhe shpenzimet gjyqesore tuajat, t’ia ngarkoni pales kundershtare.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet