Kunderpadi

Pershendetje

Me kane bere padi civile ne gjykate dhe pervec deklarates se mbrojtjes kam dorezuar edhe Kunderpadi sic e parashikon ligji. Gjyqtari nuk ia ka derguar Kunderpadine pales tjeter dhe nderkohe ka caktuar seancen e pare. A eshte normale kjo? Si shqyrtohet kunderpadia nese pala tjeter nuk ka marre dijeni fare? Ju faleminderit,

Qytetari: L.K.
Data: 27 Janar 2022, Kategoria: Procedura gjyqësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

One Response

  1. Përshëndetje,
    Neni 158 i Kodit te Procedures Civile parashikon se cilat janë veprimet paraprake të gjyqtarit të vetëm, konkretisht në pikën 1 të tij parashikohet se: “Gjykata, pasi e vlerëson padinë pa të meta në zbatim të neneve 154/a dhe 156 të këtij Kodi, i kërkon të paditurit të lëshojë deklaratën e mbrojtjes, jo më vonë se 30 ditë nga njoftimi i kërkesëpadisë. Të njëjtat rregulla zbatohen edhe në rastin e paraqitjes së padisë së ndërhyrësit kryesor, ose të kundërpadisë.”
    Ndërkohë, neni 158/b e Kodit të Procedurës Civile ka parashikuar detyrimin për caktimin domosdoshmërisht të seancës përgatitore në rastet kur është paraqitur një kundërpadi, siç edhe gjyqtari ka vepruar në rastin konkret.
    Fakti që është caktuar një seancë përgatitore, jo domosdoshëmrish do të thotë se Gjykata nuk ka njoftuar palën e paditur nga kundërpadia në lidhje me këtë fundit. Në praktikë ndodhë që për ekonomi gjyqësore, Gjykata njofton dhe njeh paditësin e kundërpaditur në lidhje me deklaratën e mbrojtjes dhe kundërpadinë bashkëlidhur saj me anë të fletëthirrjes për seancën përgatitore.
    Në seancën përgatitore, Gjykata pasi konstaton se kërkimi i kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë dhe se, përsa i përket formës, përmbush kërkesat e paragrafit të II-të të nenit 160 të K.Pr.Civile, vendos të gjykojë sëbashku me padinë dhe kundërpadinë.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje