Kunder padi

Pershendetje,

Une jam pronar i prone te regjistruar ne hipoteke, per te cilat disponoj certifikate pronesie. Ne vitin 1994 nje shtetas ka hyre ne pronen time dhe ka ndertuar nje banese. Gjate gjithe ketyre viteve i kam kerkuar miqesisht lirimin e prones sime, derisa para disa muajsh bera kallzim ne prokurori per cenim prone. Prokuroria vendosi pushimin e cenimit te prones dhe gjithashtu ta gjobise palen tjeter. Me date 21.01.2021 jam njohur me nje kerkes padi nga pala qe kam kallezuar ne prokurori me nje objekt padie “Fititmin e prones me parashkrim fitues”. Ju lutem, une kam kallzuar kete person ne prokurori pasi ka poseduar token time per nje peridhe te gjate kohe dhe perseri ky person kerkon qe ta fitoje pronen time me parashkrim fitues. A ka te drejte te gjykohet dy here nje objekt per te njejten ceshtje? dhe a mundet te bej une kunder padi sepse nuk e toleroj ne asnje moment dhenien e truallit tim qe e disponoj me certifikate pronesie nje personi qe e ka mbajtur me force truallin per kaq vjet? Cfare te bej ju lutem? Faleminderit dhe ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj,


Qytetari: A. D. Data: 22 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kunder padi”

  1. 1

    Pershendetje. Per te njejten prone mund te kete njekohesisht proces civil dhe penal, jane dy procese ligjore te ndryshme.
    Ne rastin tuaj, ju duhet te paraqisni ne gjykate se bashku me deklaraten e mbrojtjes, kunderpadine me objekt: 1.Detyrim njohje pronar; 2.Lirim dhe dorezim sendi.
    Nje nder kushtet kryesore te parashkrimit fitues pa titull, pra pa nje veprim juridik, apo akt, pervec posedimit te sendit per nje periudhe kohe, prej jo me pak se 20 vjetesh, duhet qe poseduesi te jete sjelle si pronar, dhe ky posedim te kete qene i qete. Posedim i qete quhet ne ato raste kur poseduesi, nuk eshte shqetesuar qofte ne posedimin fizik, pra nuk eshte zhveshur nga posedimi fizik, apo ne posedimin juridik, ne kuptimin qe pronari te kete kerkuar kthimin e sendit. Si prova ne gjykate pervec kallezimit, ju duhet te grumbulloni cdo prove te mundshme qe verteton se ju e keni kerkuar sendin, perpara se te plotesohej afati prej 20 vitesh, ne menyre qe te provoni nderprerjen e posedimit te qete.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet