Pershendetje ! Nje x institucion shteteror ka bere nje kallezim ne prokurori per kanosje kunder meje ,cka eshte nje shpifje dhe trillim i paster ,prokuroria e mbylli ceshtjen se skishte cbente . Tani x institucion ka bere ne gjykate padi per shpifje dhe fyerje. Se pari institucioni ka shperdoruar detyren disa here duke shkelur ligjin dhe korespodenca ime ka qene me poste elektronike ,ne nje korespodence i kam quajtur hajdute .Pyetja ime eshte : 1-A mund ti padis per shpifje per pjesen e kallezimit te rreme ne prokurori ? 2- A mund te bej kunder padi ne gjykate per padine e tyre ? 3- Nese ceshtja eshte ne prokurori per shperdorim detyre kunder x institucioni gjykata si vepron me padine e tyre ?
One Response
Pershendetje,
Persa ju parashtroni ju informojme se ju mund te ngrini kunderpadi ndaj pales kundeshtare ose te depozitoni deklaraten e mbrojtjes ne çeshtjen objekt konflikti, gjykata do te vijoje me gjykimin e çeshtjes ne varesi te rrethanave dhe provave te depozituara ne gjykate.
Shpifja duhet të provohet dhe barrën e provës e ka pala pala paditëse (në rastin civil).
Me poshte dispozitat perkatese te kodit te procedures civile
Neni 160
Kundërpadia
I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi kur kërkimi i kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë
ose kur midis tyre mund të bëhet kompensimi.
Kundërpadia mund të paraqitet derisa nuk ka përfunduar hetimi gjyqësor dhe i nënshtrohet të
gjitha rregullave të caktuara për ngritjen e padisë.
Kur të metat e kundërpadisë nuk plotësohen në afatin e caktuar nga gjykata, kundërpadia kthehet.
PADIA
Neni 31
Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij
pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo.
Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe
bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.
Persa me siper nese jeni subjekt i ligjit nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti mund te paraqiteni prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore, per te perfituar ndihme ligjore falas.
Faleminderit!