Kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqesore?

Pershendetje,

A mundet une qe shpenzimet gjyqesore t’ja ngarkoje te paditurit (e cila eshte instance shteterore)? Psh shpenzimet e takses se gjykates njoftimet dhe tarifen e ekspertit?

Faleminderit


Qytetari: J. E. Data: 20 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujt i ngarkohen shpenzimet gjyqesore?”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te dispozitave te Kodit te Procedure Civile, tarifa, shpenzimet e tjera gjyqësore dhe shpërblimi për një avokat, në qoftë se ka pasur të tillë, të paguara nga paditësi, i ngarkohen të paditurit në masën e pjesës së padisë që është pranuar nga gjykata.

    Shpenzimet për dëshmitarët, përmbaruesit, ekspertët, përkthyesit dhe për këqyrjen e sendeve ose këqyrjen në vend, parapaguhen nga pala që i ka kërkuar në shumën që ka caktuar gjykata. Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e çështjes dhe gjendjen pasurore të palëve, me vendim, ia ngarkon njërës ose të dyja palëve shpenzimet, pavarësisht se cila prej tyre ka kërkuar pyetjen e dëshmitarëve, kryerjen e ekspertimit, thirrjen e përkthyesit ose këqyrjen.

    Nese ndodheni ne pamundesi financiare per shkak te statusit tuaj social-ekonomik, ju mund te aplikoni per perjashtim nga tarifat gjyqesore dhe shpenzimet e tjera gjyqesore. Formularin per aplikim per perjashtim nga tarifat gjyqesore e gjeni ne linkun:
    http://www.drejtesia.gov.al/ndihma-juridike-e-garantuar-nga-shteti/.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet