Kujt duhet t’i drejtohem?

Jam palë dëmtuar dhe kam fituar gjyqin në Gjykatën Administrative 10 milion lek deri këtu ok! Personi shkaktar është dënuar 5 vite, po ai ka kërkuar azil ne vendet e bashkimit evropian, po interpoli beri arrestimin e tij po gjykata e rrëzoi me argumentin se i rrezikohet jeta dhe nuk e pranoj ekstradimin!
Cila është mënyra ligjore që ai të vij në shqipëri dhe të vuaj dënimin dhënë nga gjykata shqiptare! Kujt duhet t’i drejtohem? Ju faleminderit


Qytetari: N. L. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujt duhet t’i drejtohem?”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ekstradimi eshte nje proces kryesisht institucional, i varur nga marreveshtjet nderkombetare dhe ato bilaterale ndermjet shteteve, por qe verdiktin final ne cdo rast e jep gjykata. Nga informacioni qe percillni, personi eshte denuar ne mungese, me vendim te formes se prere, dhe me pas eshte shpallur ne kerkim, ne baze te kerkeses se intitucioneve shqiptare. Interpoli ka kryer arrestimin e tij, dhe ne kete moment besoj kane nisur edhe procedurat e ekstradimit nga Ministria e Drejtesise. Ne menyre qe procesi te perfundoje plotesisht ne perputhje me ligjin e vendit ku personi eshte kapur, gjykata shprehet ne lidhje me procesin e ekstradimit.

    Per sa kohe, kemi te bejme me nje vendim te nje gjykate te huaj, ne lidhje me procesin e ekstradimit, ju si pale e demtuar, mbetet te beni pak ne kete drejtim. Institucionalisht esht e pamundur qe kjo ceshtje te marre rrugezgjidhje, pasi vendimin e Gjykates, mund ta prishe vetem nje vendim gjykate tjeter, i nje shkalle me te larte.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet