Kujt duhet t’i drejtohem për informacion ?

Pershendetje,
Personi që më ka dëmtuar është dënuar me vendim gjykate dhe është arrestuar pas disa vitesh në BE nga Interpol, po ai ka paraqit një kërkesë familjarisht për azil politik. Familja e tij është deportuar, por  gjykata e shtetit BE nuk ka pranuar ekstradimin Shqipëri për arsye “politike”. Unë dëshiroj të marr dosjen e atij shteti në lidhje me këtë proces gjyqësor. A ka të drejtë Ministria e Drejtesise të më informojë nëse une ia kërkoj zyrtarisht? Une jam palë e dëmtuar dhe kërkoj të di pse personi nuk është ekstraduar? Ju faleminderit


Qytetari: B. S. Data: 21 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujt duhet t’i drejtohem për informacion ?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Rastet e mos pranimit te kerkeses per ekstradim jane ne menyre eksplicite te percaktuara, nje prej te cilave eshte dhe per arsye politike (neni 491 i Kodit te Procedures Penale), – kur gjykata e shteti perkates i BE-se pasi ka marre kerkesen per ekstradim, e shqyrton dhe vlereson se deportimi i personit ne vendin kerkues do te perbente rrezik per jeten e tij. Kur gjykata jep vendim per mos ekstradimin e personit, ekstardimi ne vendin e shtetit kerkues nuk mund te behet. Vendimi kunder ekstradimit te personit ndalon dhenien e nje vendimi te mepasshem ne favor te ekstradimit si rezultat i nje kerkese te re per ekstradim per te nejta faket dhe per te njejten veper penale, pervec se kur kerkesa mbeshtetet ne elemente te reja te pa vleresuara me pare nga gjykata. Kunder vendimit te gykates e cila ka dhene vendimit e mos ekstradimit te personit mund te behet ankim ne gjykaten e apelit ne perputhje me ligjet ne fuqi te vendit te BE-se i cili ka dhene vendimin perkates, – nga personi i interesuar, nga mbrojtesi i tij ose dhe nga prokurori.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet