Kujt duhet t’i drejtohem dhe si?

Pershendetje,

Kam humbur nje çeshtje gjyqesore ne Gjykaten e Apelit, per kthim shume te perfituar ne menyre te padrejte ne Drejtorine e Shendetit Publik (Ministria e Shendetesise), dhe vazhdoj rrugen ligjore per ne Gjykaten e Larte. Aktualisht punoj ne Spitalin Universitar, Tirane ( Ministria shendetesise).

Institucioni: Drejtoria e Shendetit Publik i ka kerkuar drejtperdrejte (ne rruge shkresore) Spitalit Univesitar te me mbahet shuma e perfituar ne menyre te padrejte nga paga.

1.) Ka te drejte spitali te me mbaje pjese nga paga per shlyerjen e detyrimit? Nese po, (*kane te drejte*?), ju kam kerkuar te me jepet njoftim zyrtar i shkruar nga Spitali mbi veprimet e tyre dhe nuk me japin.

2.) Kujt mund t’i drejtohem (per te frenuar kete abuzim)?

Faleminderit,


Qytetari: M. S. Data: 5 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujt duhet t’i drejtohem dhe si?”

  1. 1

    Pershendetje!

    Ne rast se ju nuk keni kerkuar ne Gjykaten e Larte, pezullimin e ekzekutimit të vendimit te Gjykates se Apelit apo ju eshte rrezuar nje kerkese e tille, atehere vendimi Gjykates se Apelit eshte i ekzekutueshem. Spitali i Universitar nuk ka te drejte te mbaje pagen tuaj. Kerkesen e Drejtorise se Shendetit Publik duhet ta kundershtoni ne rruge administrative apo gjyqesore se bashku me vendimarrjen potenciale te Spitalit Universitar per nderprerje apo mbajtje page. I vetmi institucion qe mund te ekzekutoje pa vullnetin tuaj vendimin e Gjykates se Apelit eshte institucioni i Zyres Permbarimore, madje edhe veprimet e kesaj zyre i permbahen percaktimeve ligjore dhe jane te veprime qe mund te kundershtohen ne gjykate. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet