Ne lidhje me zbatimin e Aktit Normativ 33, dt.11.12.2020

Pershendetje,

Akti normativ i KM nr. 33, datë 11.12.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), percakton se trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit. Ky akt akti normativ ka hyre ne fuqi menjehere dhe eshte botuar ne fletoren zyrtare nr. 217, date 14.12.2020.

Unë përfitoj nga ky ligj, por nuk di kujt duhet t’i drejtohem dhe cilat janë procedurat qe duhen ndjekur? Theksoj se kam vendimet e gjykatës, dhe certifikatën e vdekjes.  Pres këshillën ligjore, ju flm


Qytetari: N. L. Data: 21 December , 2020, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Ne lidhje me zbatimin e Aktit Normativ 33, dt.11.12.2020”

  1. 1

    Pershendetje. Ndryshimi ligjor i bere ndaj ligjit per sigurimet shoqerore, nuk eshte shoqeruar me akte nenligjore lidhur me procedurat dhe menyren se si do te zbatohet. Nisur nga sa me siper dhe nga fakti qe kjo dispozite tashme eshte zbatuar ne nje rast, duke u miratuar VKM-ja individuale perkatese, do t’ju sugjeronim qe t’i drejtoheshit me nje kerkese me shkrim Keshillit te Ministrave dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore, si autoritetet e perfshira me zbatimin e kesaj dispozite. Kerkesa te kete te bashkengjitur te gjithe dokumentacionin provues.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet