Kujdestaria e perkohshme

Pershendetje!
Bashkeshortja ka braktisur strehen familjare para 5 muajsh dhe ka marre me vete dhe femijen 3 vjec, pa deshiren time. Kam kontaktuar rralle dhe e kam takuar shume rralle femijen, gjithashtu nuk me jepet asnje lloj informacioni per aktivitetin dhe gjendjen shendetesore te tij dhe gjithashtu ka depozituar kerkesen per divorc.

Me thoni ju lutem, cfare ankese mund te bej, me cfare baze ligjore? A eshte e mundur qe te fitoj kujdestarine e perkohshme, perderisa supozohet qe si prinder kemi te drejta te barabarta per te vendosur dhe per t’u kujdesur per me te miren e femijes dhe ajo nuk bashkepunon per mirerritjen e tij?
Dua te theksoj qe kushtet ku jeton femija sot nuk jane te mira dhe bashkeshortja nuk ka asnje te ardhur ekonomike. Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 3 November , 2020, Kategoria: Familjare.

2 responses to “Kujdestaria e perkohshme”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne Kodin Penal ka nje parashikim ne nenin 127 te tij mbi marrjen e padrejte te femijes. Ne gjykimin tim, juve, duke qene se nuk jeni ne kushtet ku ju eshte cenuar e drejta e prinderimit, nje veprim i tille ju ka kufizuar ne ushtrimin e te drejtave tuaja prinderore. Nga ana tjeter, duke qene se jeni ne proces zgjidhje martese, mund te kerkoni lenien per rritje dhe edukim te femijes tuaj dhe me pas eshte gjykata e cila vendos mbi kerkimet tuaja.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje
    Meqe jeni ne proces divorci , atehere ju mund te kerkoni edhe kujdestarine e femijes por mbani parasysh se eshte gjykata ajo qe vendos duke vleresuar interesin me te larte te femijes.
    Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh si dhe do marre mendimin e nje eksperti psikolog.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet