Kujdestaria e femijeve

Persheshendetje,

Seanca e fundit e divorcit ka qene ne fund te korrikut 2020 dhe deri tani nuk ka dal ende vendimi i arsyetuar qe te bej ankimin. Ne kete vendim u caktua qe femijet 8 dhe 10 t’i lihen per kujdestari babait duke qene se ai ka ekonomi te mire. Gjithsesi pervec shume problematikave ne ate seance, tani jemi ne kushte qe femijet kane me shume se nje muaj qe ndodhen ne Greqi dhe po humbasin shkollen. Si te veproj ne kete rast se po iu krijohet shume boshllek? Nuk janë të regjistruar në asnjë shkolle andej sepse nuk kane asnje mundesi dokumentacioni, as babai i tyre? Po ngelen pa shkolle e qëndrojnë me orë vetëm në shtëpine me qira ku futet dhe pastruesja e shtepis totalisht e panjohur. Faleminderit,


Qytetari: E. N. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujdestaria e femijeve”

  1. 1

    Pershendetje. Se pari, persa kohe vendimi i gjykates nuk ka marre forme te prere, atehere as kujdestaria e femijeve nuk eshte e percaktuar, me perjashtim te rastit kur gjykata mund te kete dhene ekzekutim te perkohshem. Ne cdo rast, ne cilesine e prindit, ju ligjerisht jeni nje nder kujdestaret ligjor te femijeve tuaj, pavaresisht se i jane lene per rritje dhe edukim prindit tjeter. Ju keni te drejten e takimit, si dhe te interesoheni per ecurine e tyre shendetesore, ne shkolle dhe cdo aspekt tjeter te jetes se tyre. Ne rast se elemente te caktuar te rritjes dhe edukimit te femijeve ju nuk i zgjidhni me mirekuptim, atehere ne cdo moment, edhe pasi te jete zgjidhur perfundimisht martesa, keni te drejte te paraqisni kerkese prane gjykates. Ne rastin tuaj, ju keni te drejte qe te beni nje ankim ne polici, per te kerkuar qe te takoni femijet tuaj.Largimi i femijes jashte vendit, pa autorizimin e prindit tjeter, pavaresisht nese e ka apo jo per rritje dhe edukim prindi me te cilin eshte larguar perben veper penale. Do t’ju vinte ne ndihme qe te kishit nje adrese te sakte te ish bashkeshortit tuaj, per ta deklaruar ne polici, me qellim qe te kerkohet bashkepunimi me autoritetet e shtetit grek. Ne cdo rast, dua t’ju kujtoj qe pa marre forme te prere vendimi i gjykates, ju vijoni te jeni ende te martuar ligjerisht dhe te keni te drejta te barabarta per femijet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet