Kujdestaria e femijeve

Miredita, Bashkeshorti tashme ka vendosur te ndahemi, kemi dy engjej perkatesisht te moshes 21m dhe 7m ,jo me larg se 2 muaj , kerkoj me ultimatum te merrte vajzen 21m dhe une te mbaja djalin 7m ( e verteta apsolute eshte se padiskutim qe i do femijet e tij) arsyeja e ndarjes eshtw se qan djali i vogel, bashkeshorti lodhet ne pune, une aktualisht jam me lejen e lindjes, dhe nuk kam askend te me ndihmoj me femijet! Shpesh ndjehem nen presion nga bashkeshorti se mos qan djali dhe nis debati me perplasje dyersh , gotash, ulerima! Mendoj se eshtw faze kalimtare por mqs dje u largua nga shtepia me lendoj shume vendimi i tij! Ne kete rast gjykata i ndan femijet ne secilin prind?! Nese ndodh dicka e tille ne menyre apsolute nuk divorcohem, nese bashkeshorti me mirekuptim vendos qe kujdestaria e femijeve tane te jete nen mbikqyrjen time atehere, i kam bere me dije se: cfaredo kalendari te caktoje gjykata, ti si baba eja takoj 24/7 femijet! Persa i perket detyrimit ushqimor nuk kam dijeni! Cfaredo te vendoset , eshte shuma monetare per ta dhe askend tjeter! Faleminderit paraprakisht!

Qytetari: J.S.
Data: 17 Gusht 2022, Kategoria: Familjare

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Percaktimi i prindit prane te cilit do te banoje femija pas zgjidhjes se marteses mund te percaktohet ne dy menyra: (1) ndermjet percaktimit vullnetar, pra permes nje marreveshje te perbashket te bashkeshorteve; ose (2) percaktimit nepermjet nje vendimi gjyqesor.

    Gjykata do te vendose per kete ceshtje ne keto dy raste:
    – bashkeshortet nuk kane arritur marreveshje;
    – marreveshja vleresohet nga gjykata se eshte ne kundershtim me interesin e femijes;
    – Nese pretendohet nga palet apo persona te trete pavlefshmeria e marreveshjes se prinderve;
    Si rregull, percaktimi i prindit te cilit do t’i besohet femija, behet gjate gjykimit te zgjidhjes se marteses. Ne kete rast kjo eshte nje kerkese dytesore ne raport me zgjidhjen e marteses, ndaj do te shqyrtohet gjate te njejtit gjykim.

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses, gjykata vendos duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetesore e femijes;
    – Sjellja e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetesore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje