Kujdestaria e femijes

Pershendetje!

Doja te dija cfare te drejtash kam dhe nga cfare te drejtash privohem nese gjykata e le femijen tim nen kujdestarine e te atit? (Eshte vetem 3 vjec) A duhet te pyetem e te merret mendimi im per vendime te rendesishme ne lidhje me femijen? Dhe a ekziston nje kujdestari 50 me 50 ne ligjet shqiptare? Flm


Qytetari: I. H. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Kujdestaria e femijes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Vendimi i prere i gjykates mbi zgjidhjes se marteses rregullon dhe te drejta dhe detyrimet te cilat kane te bejen me lenien per rritje dhe edukim te femije si dhe pasojat mbi pasurine e perbashket te paleve. Lenia per rritje dhe edukim njerit prej prinderve nuk i heq tjetrit te drejten e prinderimit. Te dy prinderit pergjigjen po njesoj (ne perputhje me kushtet dhe situaten ekonomike, sociale etj) per femijet sidomos ndaj vendimeve qe kane te bejme me administrimin jo te zakonshme te veprimeve qe lidhen me ushtrimin e pergjegjesise prinderore. Ne keto raste duhet dakordesia e te dy prinderve.
    Heqja e pergjegjesise prinderore behet ne rastet e parashikuara ne nenin 228 te Kodit te familjes, si vijon:
    1. shpërdorimi i përgjegjësisë prindërore nga ana e prindit,
    2. prindi tregon pakujdesi të rëndë gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me ushtrimin e kësaj përgjegjësie,
    3. me veprimet që kryen prindi ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijës
    Sa me siper vihet ne levizje gjykata nga personi i cili mund te jete Prokurori, njeri prind apo te aferm te femijes.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje! Sa ju relatoni ju bejme me dije se pavaresisht, se kujt i caktohet kujdestaria, te drejtat dhe detyrimet e prindit ne raport ne femijen jane te barabarta. Cdo vendimarrje duhet te jete e perbashket dhe kjo vendimarrje gezon mbrotjen ligjore. Kujdestaria nuk duhet te konfondohet, me heqjen e pergjegjesise ligjore te prindit. Prindi jo kujdestar duhet te jape pelqimin per cdo vendim, si psh, ne lidhje, me shkollimin, sherbimin shendetesor, udhetimet etj. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet