Pershendetje
Po ju shkruaj nese mund te me jepni nje informacion persa i perket kujdestarise se femijes jashte martese. Nje person i familjes eshte ne nje situate te till qe po shkon drejt ndarjes. Njeri nga Partneret ka dy nenshtetesi Amerikane dhe Shqiptare. Momentalisht femija (2 muajshe) ka vetem nenshtetesi Shqiptare. Pyetja eshte nese ndahet çifti kush merr kujdestarine?
Dhe nje pyetje tjeter: zoteria kercenon se do ta denoncoje ne ambasaden amerikane se ka rrembyer gocen mamaja, kur ne fakt ai i perzuri prinderit (Ka prova)dhe iku me ta, a ka te drejte ta bej nje gje te till?
Ju lutem pres nje pergjgje nga ju!
Ju Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Përgjegjësia prindërore ndaj fëmijës së lindur jashtë martese ushtrohet nga prindi që e ka njohur fëmijën si të tij. Në qoftë se ai është njohur nga të dy prindërit, përgjegjësinë prindërore e kanë të dy prindërit. Per percaktimin per rritje dhe edukim te femijes do te shprehet gjykata.
Faleminderit