Kujdestaria e femijes

Pershendetje,

Jam babai i nje vajze 2 vjec e gjysem qe jetoj ne Belgjike. Mbas shume debatesh me bashkeshorten, para nje jave ne menyre te fshehte dhe pa deshiren time, ajo e merr femijen tone dhe kthehet ne Shqiperi duke me lene vetem nje mesazh qe deshiron te jete e qete dhe e lumtur. A ka te drejte ajo te veproje ne kete menyre dhe te largoje femijen nga une? A kam shanse dhe si mund ta fitoj kujdestarin ne menyre qe femija te jetoj dhe te arsimohet ne Belgjike? Theksoj se femija dhe une kemi pashaporte europiane ndersa bashkeshortja shqiptare. Vajza ka lindur ketu. Une kam qene gjithmon kujdestari per familjen per cdo gje, pasi bashkeshortja ishte pa pune. Ju lutem me ndihmoni nese ka nje mundesi pasi mendoj se e ardhmja me e mire per femijen eshte qe te arsimohet dhe te shkollohet ketu? Faleminderit


Qytetari: K. N. Data: 19 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Kujdestaria e femijes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Percaktimi i prindit prane te cilit do te banoje femija pas zgjidhjes se marteses mund te percaktohet ne dy menyra: (1) ndermjet percaktimit vullnetar, pra permes nje marreveshje te perbashket te bashkeshorteve; ose (2) percaktimit nepermjet nje vendimi gjyqesor.

    Gjykata do te vendose per kete ceshtje ne keto dy raste:
    – bashkeshortet nuk kane arritur marreveshje;
    – marreveshja vleresohet nga gjykata se eshte ne kundershtim me interesin e femijes;
    – Nese pretendohet nga palet apo persona te trete pavlefshmeria e marreveshjes se prinderve;
    Si rregull, percaktimi i prindit te cilit do t’i besohet femija, behet gjate gjykimit te zgjidhjes se marteses. Ne kete rast kjo eshte nje kerkese dytesore ne raport me zgjidhjen e marteses, ndaj do te shqyrtohet gjate te njejtit gjykim.

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses, gjykata vendos duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetesore e femijes;
    – Sjellja e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetesore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet