Kujdestaria e femijes

Pershendetje! Kam nje familjarin tim qe deshiron te bej nje divorc per arsye se bashkeshortja ka probleme psiqike dhe po kurohet, por vazhdimisht dhunon femijen. Pyetja eshte qe te marri kujdestarine e femijes cfare procedure duhet te ndjeke bashkeshorti ? Femija eshte 3 vjec. Bashkeshortja nuk pranon ti ushtrohet nje komisioni per te vertetuar gjendjen e saj. Bashkeshorti posedon te gjitha analizat e mjekimet e marra. Ju falenderoj paraprakisht


Qytetari: D. H. Data: 16 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujdestaria e femijes”

  1. Pershendetje! Permes padise per zgjidhjen e marteses, neni 132 e vijues te Kodit te Familjes, ju duhet te kerkoni edhe lenien per rritje dhe edukim te femijes babait, pra paditesit. Keshtu gjykata duke vleresuar rrethanat dhe mbi te gjitha interesin me te larte te femijes, ne kuader te pasojave te zgjidhjes se marteses vendose se cili prind do te ushtroje pergjegjesine prinderore, neni 154 e vijues i Kodit te Familjes. Gjykata merr ne konsedirate, mendimin dhe ndjenjat e shprehura nga femija, mendimin e psikologut etj. Por prindi qe nuk i eshte lene per rritje dhe edukim femija, ruan te drejten te mbikqyre edukimin e femijes, neni 158 i Kodit te Familjes. Padise duhet qe ti bashkangjiten te gjitha provat qe ju dispononin mbi gjendjen shendetesore te te paditures. Ne lidhje me pretendimin tuaj qe bashkeshortja nuk pranon ti nenshtrohet nje komisioni, sqarojme se: Paditesi mund te parashtroje nje kerkese te tille ne gjykata pastaj eshte kjo e fundit, qe me vendim te ndermjetem mund te cmoje ne rast se eshte e nevojshme te caktohet ose jo, nje ekpert ose grup ekspertesh per te vleresuar gjenjen mendore te bashkeshortes, e paditur ne proces. Ne vleresim te te gjitha rrethanave ne lidhje me dhunen qe ju pretendoni mund te kerkoni edhe urdher mbrojtje ne gjykate, ligji nr. 9669 date 18.12.2006, Per Masa Ndaj Dhunes ne Marredhenie Familjare, i ndryshuar. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet