Kualifikim per KEMP/Kujdestari

Pershendetje,

Babai jone, 82 vjec, ka pesuar ishemi ne tru dhe si pasoje eshte paralizuar gjysma e trupit, si dhe shtylla kurrizore qe nuk e lejon te kryeje as nje levizje pervec kokes dhe krahut te djathte. A perfiton perkujdesje apo KEMP? Ka 3 vjet qe ndodhet ne kete situate. Per me shume informacion, shiko dokumentin bashkelidhur.  Faleminderit!


Qytetari: R. S. Data: 21 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kualifikim per KEMP/Kujdestari”

  1. Përshëndetje! Ligji Nr.7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcakton se personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti, varesisht plotesimit te kushteve dhe kritereve te percaktuara ne kete ligj, te lidhura me shkallen e paaftesise per pune, plotesimin e periudhes minimale te sigurimit.

    Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Personi që përfiton pension për invaliditet, ka të drejtë të zgjedhe midis pensionit te pleqërise apo pensionit te invaliditetit, varesisht cili prej tyre eshte më i favorshëm për të.

    Pra sa me sipër, babai mund të përfitoj pension invaliditeti në rast se caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Për më tepër informacion në lidhje me përfitimin e pensionit të invaliditetit dhe procedurave mund të referoheni : https://www.issh.gov.al/?page_id=57 .

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet