Ku te drejtohem per avokat falas?

Pershendetje,

Kam nevoje per ndihme juridike falas per te bere divorcin. Jam me urdher mbrojtje-je. Ku duhet te drejtohem? Cfare dokumentash duhet te paraqes? Faleminderit,


Qytetari: A. P. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ku te drejtohem per avokat falas?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Per te perfituar ndihem juridike dytesore (avokat falas), ju duhet t’i drejtoheni Gjykates se themelit, ne rrethin e se ciles do te kryeni zgjidhjen e marteses. Ne gjykate duhet te paraqesni formularin e plotesuar per kerkese per ndihme juridike dytesore dhe formularin per kategorite e vecanta (duke qene se jeni me urdher mbrojtje, beni pjese ne kategorite e vecanta, si viktime e dhunes dhe ju mjafton dokumenti/vendimi i urdherit te mbrojtjes).
    Se bashku me fomularet perkates te plotesuar (te cikat mund t’i shkarkoni nga faqja zyrtare ne web e Ministrise se Drejtesise ose ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/), depozitoni dhe dokumentat e tjere mbeshtetes dhe me pas gjykata merr vendim ne lidhje me kerkesen tuaj per ndihme juridike dytesore. Ne zbatim te vendimit te gjykates ju caktohet avokati, i cili do t’ju ndihmoje ne hartimin e akteve dhe duke ju perfaqesuar perpara gjykates per zgjidhjen e marteses.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet