Ku mund te gjej prokurat ose kontratat?

Pershendetje,

Une jam nje nder 11 bashkepronaret e disa pronave. Problemi qe kam une eshte se familjaret e mi me kane marre karten e identitetit dhe kane lidhur prokura/kontrata qe une nuk ja kam idene. Nuk me tregojne as emer noteri, as fotokopje te kontratave ose prokurave sepse keto marrin qira te pasurive dhe mua si duan me japin, si duan nuk me japin. A ekziston ndonje institucion ku une mund te aplikoj dhe te kerkoj prokurat ose kontratat qe i kane lidhur ne menyre te fshehte? Dua te bej revokim te ketyre prokurave qe jane kunder interesave te mia, por me duhet te gjej me patjeter prokurat.  Kam shkuar ne shume noter, por ato me thone qe nuk kemi gje. A ka ndonje instutucion shteteror qe i rregjistron aktet noteriale ku une kam te drejte te bej nje kerkese me shkrim nepermjet kartes se identitetit dhe te kerkoj kopje te prokurave (pervec dhomes se noterise)? Behet fjale per akte noteriale te lidhura kryesisht ne keto tre vitet e fundit 2017, 2018, 2019 . Faleminderit,


Qytetari: k. t. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ku mund te gjej prokurat ose kontratat?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne perputhje me ligjin 110/2018 “Per noterine’, si rregull eshte vete Noteri ku eshte hartuar dhe leshuar akti perkates noterial, i cili i ruan dhe i mban dosjet ne arkiven e tij. Vetem ne rastet kur Noteri ka nderruar jete ose ka marre nje mase disiplinore, arkivi noterial i kalon me procesverbal Ministrise se Drejtesise dhe kjo e fundit ia kalon nja noteri tjeter ne po te njejten bashki.
    Nga sa ju parashtroni nuk ka te dhena te qarta dhe te mjaftueshme per gjetjen e akteve te kerkuara.
    Gjithsesi ju mund t’i drejtoheni me shkrese zyrtare Drejtorise se Pergjithshme Rregullatore e Çeshtjeve te Drejtesise prane Ministrise se Drejtesise, ku te mund te kerkoni informacionin e parashtruar. Duke qene se ju nuk jeni ne djeni se cili eshte noteri perkates i cili ka hartuar aktet e permendura, kjo instance mund te beje dhe verifikimet ne bashkepunim me instancat e tjera relevante.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se koleges, nje zgjidhje tjeter e mundshme nga ana juaj eshte edhe hartimi i nje akti noterial para noterit permes se ciles te deklaroni se revokoni te gjitha prokurat e leshuara ne favor te bashkepronarave te tjere te pasurise. Me pas kete akt noterial depozitojeni prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres (ne juridiksionin e se ciles ndodhen pronat tuaja) dhe aplikoni per rregjistrimin e tij ne cdo pasuri (prone) ku ju figuroni bashkepronare. Permes ketij veprimi do t’u beni me dije si nenpunesve te ASHK-se, ashtu edhe paleve te treta se te gjitha prokurat tuaja te leshuara me pare ne lidhje me keto pasuri jane revokuar dhe kjo do te parandalonte tjetersimin ose kryrjen e veprimeve te tjera mbi pasurite ku ju jeni bashkepronare. Kete akt noterial mund t’ia vini ne dispozicion edhe Dhomes Kombetare te Noterise, e cila mund ta ndaje me te gjithe noteret e tjere.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet