Ku mund te drejtohem?

Pershendetje,

Isha e punesuar ne nje biznes privat per me shume se 6 vjet, por e siguruar kam pese vite. Une kisha rreth nje muaj e ca qe i kisha thene qe duam te largohemi nga Shqiperia. Pa me lajmeruar me nje sms ne mes te nates me thote qe nuk do vish me ne pune. A perfitoj dicka nga kjo situate? Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Ku mund te drejtohem?”

  1. 1

    Pershendetje. Nese ju nuk e keni njoftuar me shkrim zgjidhjen e kontrates se punes dhe kohen konkrete, atehere ju keni te drete t’i drejtoheni gjykates, ku te kerkoni shperblimin perkates per zgjidhje te kontrates se punes pa shkaqe te justifikuara dhe ne kundershtim me proceduren. Ju keni te drejte te perfitoni 3 muaj page per periudhen e njoftimit, 2 muaj page per proceduren, 2.5 muaj per vjetersine ne pune, lejen e zakonshme nese nuk e keni marre, si dhe nese gjykata e vlereson nje shperblim nga 1-12 muaj, per zgjidhje te kontrates pa shkaqe te justifikuara.
    Sic ju thame edhe me siper, i vetmi institucion qe mund te trajtoje ceshtjen tuaj eshte gjykata.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet