Ku kerkohet informacion?

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjet qe me dergoni lidhur me problemin tim. Kam bere kallezim penal per prokurorin e ceshtjes ne Prokurorine ku ushtron funksionin e tij dhe Prokuroria e ka derguar per kompetence ne Prokurorine e nje qyteti tjeter. Ajo qe me nevojitet te di eshte se ku duhet te marre informacion ketej e tutje lidhur me hetimet? Ne Prokurorine e qytetit tim ku kam bere kallezimin apo duhet te beje ndonje kerkese per informacion ne Prokurorine e qytetit ku eshte deleguar kallezimi? Faleminderit paraprakisht!


Qytetari: E. V. Data: 18 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ku kerkohet informacion?”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne rast se ceshtja juaj eshte transferuar dhe po shqyrtohet ne prokurorine e nje rrethi tjeter gjyqesor nga ku po shqyrtohej fillimisht, atehere kerkesen tuaj per informacion duhet ta drejtoni direkt ne prokurorine e rrethit e cila po shqyrton aktualisht ceshtjen. Edhe nese kerkesen tuaj e dergoni ne prokurorine ku ceshtja po shqyrtohej fillimisht, ju bejme me dije se, kjo e fundit ka detyrimin per ta transferuar kerkesen per trajtim ne prokurorine kompetente. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet