Përshëndetje ,
Kisha dorëzur në Gjykatë kêrkesë – padi per pronë time …. Pas një muaji Gjykata (ftuesi), me bie nje vendim per kthimin e padise pasi une nuk kam paguar taksat dhe tarifat gjyqesore. Por une nuk i kam paguar pasi me vendimit te gjykates u perjashtova nga to ne baze te ligjit 111/2017 , te ciles ia vura ne dispozicion gjykates qe ne momentin e depozitimit te saj .
Tani a duhet t’i paguaj une leket paraprakisht edhe pse jam i perjashtuar? Si te veproj?
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ne rast se per juve eshte marre nje vendim nga gjykata per perjashtimin nga taksat gjyqesore dhe shpenzimet e tjera proceduriale, atehere gjykata eshte e detyruar qe te vijoje me procesin. Ne cdo rast ju keni te drejte qe brenda 5 diteve te ankimoni prane Gjykates se Apelit vendimin per kthimin e padise per te meta.