Kthimi dhe kompesimi i pronave

Pershendetje,

do doja te kisha informacion mbi proceduren e kthimit dhe kompesimit te pronave pasi kam 10.000 m2 ne Durres ne zonen e kenetes edhe e gjitha eshte e zaptuar dhe kane ndertuar ndertesa ne te. Cila esht procedura qe duhet te ndjek? Ju falenderoj


Qytetari: S. S. Data: 21 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Kthimi dhe kompesimi i pronave”

  1. 1

    Pershendetje. Tashme prej me shume se kater vitesh ka perfunduar afati i aplikimeve per procesin e njohjes dhe kompensimit te pronave te ish pronareve. Nese ju nuk keni aplikuar prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo Agjencise se Trajtimit te Pronave (ATP), pavaresisht nese keni marre apo jo vendim prej tyre, ju e keni humbur te drejten per te aplikuar. Nese keni aplikuar, por nuk keni marre nje vendim, tashme keni te drejte qe pasi te terhiqni dosjen prane ATP-se, te paraqisni nje kerkese padi prane Gjykates Civile, duke kerkuar te njiheni pronar, dhe te perfitoni kompensimin financiar, apo fizik te pasurise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet