Kthim pronesie pasi eshte e njohur

Pershendetje. Doja te pyesja ne lidhje me kthimin e pronave te cilat njihen qe jane ne emer te familjes sime, kjo e vertetueshme edhe me dosje. Si veprohet per te proceduar me marrjen e pronesise se tyre? Dua te theksoj se jane shume prona por jane te shperndara ne vendndodhje te ndryshme. Se bashku me pronat ka dhe vreshtari ose ullishte.

Qytetari: D.K.
Data: 26 Janar 2022, Kategoria: Çështje pronësie

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

One Response

  1. Pershendetje. Ne pyetjen tuaj ju kerkoni te dini cila eshte procedura e marrjes se pronesise se pronave te njohura, por pa e specifikuar, se cila eshte forma e njohjes. Nese pronat jane njohur me vendim te ish Komisionit te kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo Agjencise se Trajtimit te Pronave, atehere ne vendim eshte percaktuar edhe nese prona do te kthehet apo kompensohet fizikisht, apo nese do te kompensohet ne para. Ne kete rast vendndodhja e tyre, pasi ATP procedon per pronat sipas trashegimlenesve, pra ish pronareve, dhe jo vendndodhjes se tyre. Ju duhet te beni kerkese prane ATP-se qe te merrni informacion lidhur me statusin e dosjes qe ju kerkoni. Nese prane ATP-se nuk ka dosje, ose nuk eshte transferuar nga ish KKKP, atehere ju e keni humbur afatin per te bere kerkese per kthim dhe kompensim.

Lini një Përgjigje