Kthim pergjigje per kerkesen qe kam bere prane Ministrise se Drejtesise

Pershendetje,
Me date 19.02.2020 prane Ministrise se Drejtesise kam depozituar nje kerkese me shkrim per kthimin e nje dokumenti zyrtar, te leshuar nga morgu i spitalit te Shkupit ne lidhje me vrasjen e tim vellai ne vitin 1997 nga shteti maqedonas. Kete dokument ja kane marre babait tim disa zyrtare te ministrise ne kohen kur ishte minister Y.M dhe e kane depozituar ne dosjen perkatese ne ministri. Per me teper informacion shkresa bashkangjitur.
Ju lutem na ktheni pergjigje se njerezit kane halle e probleme nga me te ndryshme e ju as ne telefonat e publikuar ne faqen zyrtare te ministrise nuk pergjigjeni. Ankesa ime ka vajtur deri edhe tek kryeministrin ne portalin zyrtar. Faleminderit,


Qytetari: i. l. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kthim pergjigje per kerkesen qe kam bere prane Ministrise se Drejtesise”

  1. Pershendetje,

    Pavaresisht se problematika e adresuar nga ana juaj nuk lidhet me sherbimin e ndihmes juridike, pasi eshte ceshtje administrative, te cilen vetem sektori pergjegjes ne Ministrine e Drejtesise mund ta zgjidhe. Per kete arsye, kerkesa juaj e adresuar ne kete platforme i eshte referuar strukturave pergjegjese prane Ministrise se Drejtesise, te cilat administrojne kerkese-ankesat dhe departamentit te informacionit, per te kryer verifikimet perkatese dhe per te trajtuar kerkesen tuaj.

    Per me shume informacion, ju sugjerojme te komunikoni me Ministrine e Drejtesise, permes njerit prej kanaleve te meposhtme:
    – Nr.tel: 04 2 259 389
    – E-mail: info@drejtesia.gov.al
    – e-Albania – shqiperiaqeduam.al
    – Kerkese nepermjet sherbimit postar
    – Prane sportelit te Zyres se Informacionit ne Ministrise e Drejtesise

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet