Kryetari i Dhomes se Avokatise

Pershendetje,

Kush e cakton avokatit falas? a e cakton kryetari i dhomes avokatise?

Ne rast se une i drejtoj nje shkrese dhomes se avokatise, pra kryetarit, sipas se ciles kerkoj te informohem se cilin perfaqesues me ka caktuar, a duhet t’i ktheje pergjigje kerkeses sime? Pasi ka 15 dite qe i eshte derguar Dhomes se Avokatise vendimi i zbardhur i gjykates per perfitim ndihme dytesore dhe  nuk eshte kryer asnje veprim nga ana e tyre deri me tani. Ceshtjen e kam teper urgjente.

Faleminderit,


Qytetari: L. K. Data: 2 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kryetari i Dhomes se Avokatise”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ligji 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti” ne nenin 24 te tij percakton se: Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:
    a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës
    juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;
    b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj
    mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit (avokatit) dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.

    Ne ligj nuk ka te percaktuar nje afat specifik brenda se cilit duhet te veproje Dhoma Vendore e Avokatise, por e gjithe procedura duhet te mbyllet brenda nje afati te arsyeshem pasi lidhet me ekzekutimin e nje vendimi gjykate.

    Ju bejme me dije se Dhoma e Avokatise perfaqesohet nga kryetari i saj. Me qellim pershpejtimin e procesit, Ju sugjerojme qe te dergoni nje kerkese me shkrim drejtuar Dhomes Vendore te Avokatise, duke referuar vendimin e gjykates qe ju njeh te drejten per ndihme juridike falas dhe gjithashtu duke i shpjeguar edhe ngutshmerine e ceshtjes tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet